Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ Leo Messi shok skuadre me Armando Brojën

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Leo Messi shok skuadre me Armando Brojën

Lionel Messi është në qendër të vëmendjes pasi dënimit nga klubi i Paris Saint Germain. Sulmuesi argjentinas me gjasë do të largohet nga Parisi. Megjithatë interesi për shërbimet e tij mbetet i madh. Të gjithë zërat e rikthejnë atë në Spanjë te Barcelona.

Por, së fundmi mediat angleze i kanë ndërruar destinacion. “Football London” raporton se Chelsea dëshiron të nënshkruajë seriozisht me yllin argjentinas. 35-vjeçari ka qenë dëshirë e hershme e Bluve të Londrës, por asokohe ai ishte i fokusuar te Barcelona. Presidenti Todd Boehly është gati të bëjë dhuratën e madhe të verës për klubin dhe tifozët e tij.

Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë me Messin, ku nuk mungon interesimi as nga Arabia Saudite. Nëse konkretizohet me sukses transferimi i tij në Angli, atëherë do të bëhej shok skuadre me Armando Brojën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga