
Triumfi historik i Partizanit në volejboll për meshkuj është pasqyruar dhe nga Federata Europiane e Volejbollit. Ata i kushtuan një artikull ringritjes së skuadrës dhe triumfit të pabesueshëm këtë sezon në kampionatin shqiptar të volejbollit.
Pas 38 vitesh, Partizani siguroi trofeun më të lartë të në kampionatin e volejbollit për meshkuj në Shqipëri. Skuadra u rishfaq në skenë 2 vite më parë dhe pas një pune të lodhshme dhe shumë sakrificave, u ngjitën në majën e volejbollit shqiptar.
Skuadra e kryeqytetit të Shqipërisë pati nevojë vetëm për 3 ndeshje që të fitonte titullin ndaj Vllaznisë. Ata ishin të aftë të fitonin dy takimet e vështira në Shkodër, ndërsa luanin larg shtëpisë së tyre. Edhe pse Vllaznia kishte avantazhin e të luajturit përpara publikut të saj, dështuan të rrëmbenin trofeun. Dy ndeshjet e para ishin tepër emocionuese dhe dramatike duke zgjatur nga 5 sete secila, përpara se Partizanit të fitonte bindshëm takimin e tretë me rezultatin 3-0.
Partizani e mbylli sezonin e rregullt në vendin e katërt, por gradualisht ia dolën deri në fund duke eliminuar Skënderbeun në çerekfinale. Pas kësaj, ata nxorrën jashtë gare Erzenin, ish-kampionët e sezonit të kaluar në dy ndeshje në gjysmëfinale përpara se të fitonin në mënyrë historike finalen.
'Kur e nisëm sezonin, nuk e mendoja se do të shkonim kaq larg, por gradualisht skuadra po përmirësohej drejt nivelit tjetër. Disa të rinj u kthyen në bazën e skuadrës, ndërsa përforcimet shtuan energjinë dhe cilësinë ekipit. Në javët e fundit të kampionatit dhe në fazën e eliminimit kemi qenë të jashtëzakonshëm, duke fituar në fund titullin. Kanë kaluar 38 vite dhe tani jemi kampionë, ende nuk po e arrij ta besoj që ia dolëm', deklaroi tekniku i kampionëve të rinj të Shqipërisë Ylli Tomorri.
2019 po konfirmohet si viti i Partizanit jo vetëm në volejboll, por dhe në futboll, teksa të kuqtë janë fare pranë titullit kampion që mungon prej 26 vitesh.