Skuadra e Juventusit nuk po heq dorë nga Paul Pogba. Sikurse raporton “Tuttusport” kampioni i botës nuk i ka marrëdhëniet shumë të mira në “Old Trafford” dhe bardhezinjtë kanë nisur tratativat me agjentin Mino Raiola për ta kthyer përsëri në “Allianz Stadium”.
Të interesuar për lojtarin janë edhe PSG e Barcelona, por Juventus është në avantazh, sepse është destinacioni i preferuar i mesfushorit. Tashmë merkatoja e janarit do të vërtetojë gjithçka përsa i përket këtij lajmi, nëse kampionët e Italisë do të finalizojnë këtë rikthim të bujshëm.