
Lewis Hamilton zbulon edhe njëherë egon për të qënë triumfator. Kampioni aktual i Botës në Formula 1 ka shprehur hapur dëshirën për të vijuar karrierën në një tjetër kampionat, Formula E.
Edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2020 me Mercedezin e Formula 1, përfshirja e skuderisë britanike në kampionatin e garave me makina elektronike pritet ta shtyjë 5 herë kampionin e botës të provojë këtë adrenalinë.
"Është e ardhmja. Nuk mund t'i them jo, ashtu siç nuk i tha as Gary Paffett. Do të varet gjithçka nga motivimi im. Kam një kontratë me Mercedez deri në vitit 2020 dhe dëshiroj që t'i qendroj besnike asaj marrëveshje. Duhet të jem i fokusuar gjatë gjithë kohës." Tërheqja? Kur të largohem unë do të kem simptoma të mëdha tek unë, sepse unë drejtoj një makinë që kur isha tetë vjeç, por mendoj se ka kaq shumë gjëra të tjera për të bërë," përfundoi Hamilton për "The Sun".