
UEFA po konsideron organizimin e finales së Champions League në SHBA. Këtë e ka bërë të ditur gazetari John Orand, duke iu referuar fjalëve të presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Finalja e Champions League mund të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara në sezonin 2025-2026. Vlen të thuhet se në vitin 2026 Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë një nga vendet që do të presë Kupën e Botës së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.
Ende asgjë s’është zyrtare por fjalët e Ceferin tregojnë se janë marrë hapa konkret. Pritet të shihet sesi do të jetë reagimi i tifozëve të futbollit që gjithmonë janë shfaqur kundër finaleve të luajtura jashtë Europës. Deri tani vetëm finalet e Kupës apo Superkupës vendase janë luajtur në kontinente të tjera ndërsa ajo e Champions League do të ishte një lajm i bujshëm.