
Armando Sadiku ka vendosur të ndryshojë skuadër. Sulmuesi I kombëtares shqiptar firmosi në Turqi me Erzumspor, por nuk arriti të përshtatej siç duhej. Ditën e sotme lojtari ka firmosur me skuadrën e Bolivar që militon në kampionatin bolivian.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti i kësaj skuadre, Marcelo Claure që bën me dije firmën me lojtarin shqiptar. Sadiku bëhet kështu lojtari i parë shqiptar që do të luajë në Superligën e Bolivisë. Tashmë mungon edhe zyrtarizimi nga skuadra dhe Sadiku do të luajë në Bolivi.
"Mirë se vjen Armando Sadiku. Sulmuesi i fuqishëm, 29-vjeçar, i cili shkëlqeu në ligat kryesore në Europë duke shënuar më shumë se 100 gola në Zvicër, Spanjë, Poloni dhe Turqi, pjesë e kombëtares shqiptare. Ai është shqiptari i parë që vjen në Bolivi", shkruan presidenti i Bolivar.
Bienvenido @armandosadiku, 29 años, delantero potente que se destacó en ligas importantes de Europa anotando más de 100 goles en España, Suiza, Polonia y Turquía. Selección Albania. Primer albanés en llegar a Bolivia .
— MarceloClaure (@marceloclaure) January 23, 2021
Nos vamos armando para #BolivarCentenario pic.twitter.com/1sOgcMDxb2