
Futbollisti i Barcelonës Gerard Pique po mendon të tërhiqet nga futbollit në vitin 2020. Qendërmbrojtësi katalanas synon të kandidojë për postin e presidentit të Barcelonës në vitin 2021.
Këtë aludim e bën media pranë klubit blaugrana "El Mundo Deportivo", e cila shton se 31-vjeçari nuk do të rinovojë kontratën, por do të mbyllë karrierën si lojtar në 2020.
Vetë futbollisti nuk ka bërë asnjë deklaratë konkrete, por duke parë mbështetjen e madhe që ai ka brenda skuadrës dhe klubit, Pique mund të sigurojë një mandat presidencial. Kreu aktual i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu nuk do të kandidojë sërish në 2021 dhe Pique thuhet se po planifikon të nisë një eksperiencë drejtuese në futboll.
Gjithmonë sipas "El Mundo Deportivos", nëse Pique zgjidhet president, ai do të sjellë në stolin e 5 herë kampionëve të Europës, legjendat e skuadrës Xavi Hernandez dhe Andres Iniestan.