
Barcelona është vënë pas mbrojtësit të Bayern Munich dhe Gjermanisë Joshua Kimmich. 24-vjeçari pëlqehet shumë nga katalanasit pasi është i aftë të operojë në qendër dhe krahun e djathtë të mbrojtjes si dhe në mesfushë.
Lajmin e zbulon mediat e njohura europiane "Sport" dhe "Calciomercato" pasi kampionët e Spanjës duan të zëvendësojnë portugezin Nelson Semedo, i cili mendohet se do të largohet nga Katalunja.
Kimmich vlerësohet maksimalisht për krosimet e sakta dhe vizionin e lojës. Ai u promovua te Bayern Munich nga Pep Guardiola.
Bayern po hyn në fazë rinovimi pas largimeve të dy liderëve Arjen Robben dhe Frank Ribery. Ndërkohë edhe Jerome Boateng ka gjasa të "marrë valixhet" pas mosmarrëveshjeve ne trajnerin Niko Kovac.