Andres Iniesta është një nga lojtarët që ka zgjuar interesin e Juventus për ta pasur në skuadër. Ylli i katalanasve është dëshirë e Masimiliano Alegrit dhe siç raporton e përditshmja italiane “Corriere dello Sport” drejtuesit e bardhezinjve janë gati të ofrojnë një shumë të konsiderueshme.
Megjithatë gjithçka do të jetë e vështirë pasi vetë spanjolli është shprehur që dëshiron ta mbyllë karrierën në “Camp Nou”. Ai ka një kontratë deri në vitin 2018 me Barcelonën, por ende nuk e ka rinovuar. Zhvillime të reja priten në vazhdim për sa i përket të ardhmes së fantazistit spanjoll.