
David Alaba do të largohet nga skuadra e Bayern Munchen. Me të përfunduar sezoni, lojtari i njohur do t'i japë fund aventurës me kampionët e Gjermanisë.
Megjithatë ai ende nuk ka treguar se ku do të jetë e ardhmja. Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit, 28-vjeçari ka përshëndetur tifozët dhe drejtuesit për mundësinë e dhënë.
"Është gjithmonë e vështirë kur arrin në fundin e një rrugëtimi, nuk është sekret që unë jam ndjerë për mrekulli dhe gjithmonë rehat këtu. Largohem nga Bayerni mes lotësh, por në të njëjtën kohë mezi po pres të shoh se si do të vazhdojë karriera ime.
Ky i imi nuk ka qenë një vendim kundër klubit, vendosa vetë të filloj një aventurë të re në karrierë. Largimi drejt së panjohurës do të më ndihmojë të piqem edhe më shumë", ka thënë ai.