
Vedat Muriqi është një nga lojtarët shqiptar më të kërkuar në merkato. Sulmuesi I Kosovës ka bërë një sezon mjaft të mirë në Turqi me Fenerbaçen duke pasur shuëm ofertë në merkato.
Tottenham, Lazio apo edhe Napoli ka shfaqur interesim për të dhe për këtë ka folur menaxheri I tij Haluk Canatar për mediat turke. Ai zbulon se ka pasur një ofertë konkrete nga një klub në Premier League, por klubi vendosi që ta mbante në skuadër.
“E vërtetë është se ka pasur ofertë konkrete nga Burnley, por klubi vendosi që mos ta shes në afatin kalimtar të janarit. Sa u përket ekipeve të tjera si Tottenham, Napoli e Lazio këto klube kanë shprehur interesim, por nuk ka pasur asgjë konkrete.
Kontratën e klientit tim e ka në dorë edhe për katër vjet Feneri dhe se ata së bashku me lojtarin do të vendosin për të ardhmen”, tha Canatar.