Cristiano Ronaldo dhe Manchester United me shumë gjasa e kanë mbyllur bashkë, teksa portugezi po sheh për një destinacion të ri. Disa skuadra janë përfolur me Bayern që kryeson, por asgjë konkrete.
Djali i CR7-ës ka lënë një gjurmë që mund të jetë e rëndësishme për të ardhmen e të atit. Mateo është parë të mbante veshur fanellën që Ronaldo kishte te Real Madrid. Rikthim i mundshëm? Gjithçka mbetet për t’u parë, pasi portugezi e ka shkruar me gërma të arta emrin e tij atje.
Kujtojmë se Ronaldos i ka mbetur 1 vit kontratë dhe klubi madrilen në rast se arrin marrëveshjen me lojtarin duhet t’i paguajë United disa dhjetra-milionë euro.
