
Pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Europa League foli heroi i Romës, Paolo Dybala. Argjentinasi u shpreh i lumtur për kualifikimin. Ai shënoi golin e dytë për Romën në minutën e 90’ duke e çuar ndeshjen në shtesë.
Për “DAZN”, Dybala tha: "Ne e dinim se mund të shkonim në kohën shtesë. Pas golit që shënova ndeshja ishte e jona, të gjithë dhanë gjithçka për ekipin dhe kjo bëri diferencën.
Ëndërroni një finale kundër Juventus? Kundër Juves nuk e di. Seville e njeh mirë këtë kompeticion, por së pari duhet të fitojmë. Do të jetë një gjysmëfinale e vështirë dhe nëse gjithçka shkon mirë, atëherë do të mendojmë për finalen.”
Poll