
Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë me dije dy ndeshjet e radhës që Kombëtarja jonë do të luajë në fundjavë. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, tregohet se është rënë dakord që këto sfida të zhvillohet në Parkun Olimpik në Tiranë.
Ato do të transmetohen drejtëpërdrejtë në RTSH Sport dhe janë të vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian.
“Rrugëtimi Kombëtares kuqezi të volejbollit për meshkuj vijon në fundjavë me përballjen e dyfishtë me Bosnjë-Hercegovinën. Të dyja ndeshjet është rënë dakord që të luhen në kryeqytetin shqiptar, në Sallën Sportive “Feti Borova” në Parkun Olimpik në Tiranë dhe do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.
Më 6 gusht do të luhet përballja e parë, ku boshnjakët janë pritës, ndërsa 24 orë më vonë ajo e dytë, ku Shqipëria është pritëse. Të dyja këto ndeshje do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, përkatësisht të shtunën dhe të dielën, duke nisur nga ora 19:00”, thuhet në njoftimin e FSHV-së.