Dy ndeshje pa pagesë do të transmetohen sot në valët e Televizionit Publik Shqiptar. Gjermania do të përballet me Rumaninë në orën 18:00, ndeshje e vlefshme për Europianin U-21.
Pikërisht këtë takim dhe sfidën mes Spanjës dhe Francës që do të luhet në orën 21:00, RTSH-ja ka zgjedhur t'ua ofrojë të gjithë sportdashësve që këto ditë të nxehta, kanë zgjedhur t'i kalojnë në shtëpitë tyre.
Sonte, do të përcaktohet çifti i ekipeve finaliste në këtë kompeticion të rëndësishëm të përfaqësueseve U-21.

Poll