Tirana udhëton në Blash për t’u përballur me Bylisin ditën e sotme në orën 15:00 në Adush Muça për javën e 8 të Kategorisë Superiore. Bylis është transfertë e vështirë për bardheblutë të cilët nuk kanë marrë asnjë fitore në dy ndeshjet e fundit. Trajneri Shehi ka një balotazh për formacionin që ndikon edhe në modulin lojës.
Limaj apo Patrick nga minuta e parë? Nëse Shehi zgjedh Limajn atëherë Tirana luan me 4-3-1-2 ndërsa nëse zgjedh brazilianin mes Xhixhës dhe Hasanit atëherë luan me 4-2-3-1. Deri tani, Patrick është më i avantazhuar. Nga krahu tjetër, Bellai nuk ka dilema për formacionin.
Bylis (4-2-3-1): Teqja; Trumçi, Janku, Damcevski, Loran; Qoshku, Macolli; Beji, Esquerdinha, Lajthia; Kaçorri. Trajner: Arjan Bellai
Tirana (4-2-3-1): Bekaj; Tosevski, Behiratche, Lulaj, Ismajlgeci; Deliu, Aleksi; Hasani, Kallaku, Xhixha; Patrick. Trajner: Orges Shehi.