
Për shtypin italian, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka pohuar se trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, do të qëndrojë gjatë në krye të kuqezinjve. “De Biazi ka një kontratë deri në vitin 2017 dhe besoj se bashkëpunimi do të vazhdojë, sepse të gjitha palët janë të kënaqura. Nuk ka si të jetë ndryshe. De Biazi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë arritje historikë të Shqipërisë dhe nuk ka arsye pse të largohet”, - ka theksuar mes të tjerash kreu i FSHF-së. Trajneri italian i kuqezinjve u përfol kohët e fundit edhe për stolin e Italisë, ku tashmë është ulur Ventura.
Poll