
Interi do të luajë ditën e nesërme një sfidë delikate ndaj Atalantës në shtëpi. Takimi i vlefshëm për javën e 26-të do të luhet në "San Siro" me fillim nga ora 20:45. Ditën e sotme në konferencën për shtyp foli edhe trajneri i Interit, Antonio Conte. Në fjalën e tij teknik zikaltër u shpreh se do të jetë nëj ndeshje e vështirë, ndërsa preku edhe temën e rinovimit.
" Nesër ndeshjen do ta fitojë kush arrin të sulmojë më mirë. Ne përballemi me një ekip që krijon probleme të mëdha për të gjithë. Tani është një realitet i konsoliduar, kanë vetëdije, vetëvlerësim, lojtarë të fortë në fushë dhe në stol. Për disa kohë ata kanë arritur të mposhtin të gjithë ekipet e mëdha italiane dhe ne presim që ta kemi të vështirë . Gasperini po bën një punë të jashtëzakonshme.
Ne duhet të jemi krenarë që gjithmonë kemi punuar me më shumë se 100%. Përtej situatave kemi dhënë gjithmonë më të mirën, ndonjëherë kemi sukses në një mënyrë vendimtare dhe herë të tjera jo, por kemi vullnet për të bërë mirë. Ne vazhdojmë të punojmë për klubin, tifozët dhe për veten tonë. Skuadrat e mia gjithmonë luajnë për të fituar. Pavarësisht nëse fillojnë si favoritë apo jo".
Rinovimi? "Ekziston një fakt, unë kam një kontratë për një vit tjetër. Ne duhet të jemi shumë të përqendruar në të tashmen. Unë e kuptoj se duam te flasim per dicka tjeter por duhet te jemi te perqendruar tek e tashmja dhe per mua e ardhmja do te jete nga tani deri ne fund te sezonit. Per ne eshte shume e rendesishme te japim nje sinjal vazhdimesise dhe të tregojme e kemi kthyer Interin atje ku e meriton".