Përballja e Anthony Joshua dhe Tyson Fury është pritur prej vitesh në Britani dhe më në fund dy boksierët kanë rënë dakord për ndeshjen e shumë pritur ndërmjet tyre. Data 3 dhjetor e këtij viti është shënuar në kalendarë dhe bota e boksit pop ret një përballje e cila mund të konsiderohet si ajo e dekadës.
Por, ka dhe nga ata që janë kundër kësaj përballje. Çuditërisht është trajneri i Anthony Joshua, Robert Garcia që nuk e sheh me sy të mirë këtë ndeshje dhe në një intervistë ka dhën mendimin e tij për këtë duel.
“Sipas mendimit tim, do të më pëlqente 2-3 ndeshje të tjera përpara se të përballeshim me Fury por sigurisht ky është biznes. Është një ndeshje masive në Europë. Unë nuk i ndaloj dot edhe për faktin se është një shumë e madhe parash në mes.”