Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Duel titanësh, dy superfuqitë e futbollit premtojnë sot spektakël

Shkruar nga NEWSPORT
Duel titanësh, dy superfuqitë e futbollit premtojnë sot

Gjermania dhe Franca zhgënjyen në përballjen e parë të tyre pas Kupës së Botës duke zbehur totalisht emocionet e tifozëve në mbarë botën teksa u ndalën në barazim 0-0. Por sot një tjetër përballje titanësh është projektuar për t'u luajtur në kuadër të Ligës së Kombeve.

Anglia dhe Spanja do të performojnë në arenën më me emër të futbollit botëror "Wembley". Kjo do të jetë ndeshja e gjashtë midis të dyja kampeve ku spanjollët krenohen me bilancin prej 3 fitoresh, një barazimi dhe një humbje. Pesha më e madhe e ndeshjes bie në anën e Luis Enrique, ish-trajnerit të ri të iberikëve që ka marrë përsipër ndërtimin e një Spanje më kompetitive pas eliminimit zhgënjyes në Kupën e Botës nga Rusia në 1/16. Për më tepër që "Furia e Kuqe" duhet të llogarisë mungesat e Pique,Iniesta dhe Silvës pas tërheqjes nga kombëtarja.

Ndërsa "Tre Luanët" do të mbështeten te i njëjti grup që arritu gjysmëfinalet në Botërorin rus.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga