Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

“Dritë në fund të tunelit”, MOTOGP ndez motorrët

Shkruar nga NEWSPORT
“Dritë në fund të tunelit”, MOTOGP ndez motorrët

Promotori i MotoGP, Dorna Sports thotë se është "optimist" pasi sezoni i vonuar i vitit 2020 mund të fillojë në korrik, me gara pa spektatorë.

Pandemia e Coronavirusit ka detyruar që 11 raundet e para të sezonit 2020, të anulohet ose shtyhet.

Që nga muaji Mars, Drejtori i Përgjithshëm i Dorna, Carmelo Ezpeleta, ka parashtruar disa ide për mënyrën sesi sezoni mund të vazhdonte dhe pranoi se do të "kënaqej" me një kampionat 10-raundësh për 2020, duke marrë parasysh dhe vështirësitë e krijuara nga pandemia.

Duke folur në një intervistë për BT Sport, Ezpeleta dha një azhornim për situatën aktuale dhe pranoi se beson që garat janë të mundshme për tu zhvilluar këtë vit.

"Që nga Katari kemi punuar shumë, duke u përpjekur të përcaktojmë një kalendar për këtë vit", tha ai.

"Ne kemi qenë në kontakt të ngushtë me FIM, me IRTA (Shoqata Ndërkombëtare e Ekipeve të Gare), veçanërisht me prodhuesit dhe kemi shqyrtuar skenarë të ndryshëm. Më optimisti është të përpiqemi të fillojmë në fund të korrikut. Kjo varet nga dy gjëra: Një është që çdo vend i përcaktuar do të duhet të na lejojë të garojmë, kur dyert e tij janë të hapura dhe e dyta është mundësia për të udhëtuar nga një vend në tjetrin.”

"Duke marrë në konsideratë të gjitha kushtet, ne do të përpiqemi të bëjmë një kampionat në Evropë, duke filluar nga fundi i korrikut, fillimi i gushtit”, përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga