Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshje të vlefshme për javën e 17-të të Superligës së Kosovës. Në këto tre ndeshje, ajo që spikati ishte humbja e Dritës.
Drita u mposht në shtëpi nga Malisheva. Ekipi nga Gjilani humbi me rezultatin 1-2. Edhe pse ishin vendasit që kalun të parët në avantazh, ata u përmbysën që në pjesën e parë. Me këtë barazim Drita mbetet në vendin e dytë me 31 pikë, 7 më pak se Ballkani. Ndërkohë këta të fundit kanë edhe dy ndeshje më pak. Në krahun tjetër me këtë fitore, Malisheva ngjitet në vendin e katërt me 29 pikë të grumbulluara.
Në ndeshjet e tjera, Dukagjini mposhti minimalisht 1-0 Gjilanin. Me po të njëjtin rezultat fitoi dhe Feronikelin në transfertën përballë Fushë Kosovës.