Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Driblim me finte dhe asist perfekt, Legia Warsaw nderon Ernest MUÇIN

Shkruar nga NEWSPORT
Driblim me finte dhe asist perfekt, Legia Warsaw nderon Ernest MUÇIN

Ernest Muçi po kalon një formë shumë të mirë në Poloni me Legian teksa është kthyer në një titullar absolut për kampionët polak dhe dje e nisi përsëri nga e para përballë Stal Mielec.

Sulmuesi shqiptar dhuroi një asist në minutën e 49-të për bomberin kryesor Thomas Pekhart. I vetëm në krahun e majtë, ish-lojtari i Tiranës driblon bukur një kundërshtar dhe kroson me të majtën ku gjen kokën e sulmuesit çek që e dërgon topin në rrjetë për të shënuar 0-1 në rezultat.

Pas ndeshjes, Legia hapi një sondazh për "Lojtarin e Ndeshjes" që zgjidhet nga tifozët dhe fitues doli pikërisht sulmuesi shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga