Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Drejton skuadrën e basketbollit për femra, Alibegaj tregon stërvitjen e Tiranës: Po punojmë online, këto sezon kam ndryshuar strategji

Shkruar nga NEWSPORT
Drejton skuadrën e basketbollit për femra, Alibegaj tregon

Basketbolli në Shqipëri është ndalur për shkak të coronavirusit. Ashtu si futbolli edhe sportet e tjera në vendin tonë janë ndalur deri në një moment të dytë. Në një pronocim për “Fan Zone”, ka folur edhe një nga basketbollistet më të mira të Tiranës dhe Kombëtares shqiptare, Mirza Alibegaj. Aktualisht Alibegaj drejton skuadrën e Tiranës për goca.

Sa 3 pikësha ke bërë në karrierën tuaj? “Nuk i kam numuruar, por di që në një ndeshja kam bërë 7-8 të tilla. Tani unë kam ekipin e Tiranës me goca 18-19 vjeçare. Kam goca më shumë shqiptare, kam ndryshuar strategji dhe janë nga rrethet. Tani janë në shtëpitë e tyre pasi janë larguar për shkak të pandemisë”.

Stërvitja? “Kemi një grup të përbashkët në What’s up dhe u jap udhëzimet online dhe jam mundur t’i drejtoj vajzave. Janë goca të reja dhe mendojnë me lehtë se ne dhe në pasdite merrem me to”.

Kush ka qenë më e mira ju apo motra juaj Endra? "Nuk më ngel hatri kur m thonë që Endra ka qenë më e mira. Madje më bëhet më shumë qejfi", u shpreh Mirza.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga