Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Drejt hapit të madh në karrierë, Ardian ISMAJLI pranë klubit të Serisë A

Shkruar nga NEWSPORT
Drejt hapit të madh në karrierë, Ardian ISMAJLI pranë klubit

Kolonisë së lojtarëve shqiptar në kampionatin italian, pritet t'i shtohet edhe Ardian Ismajli. Qendërmbrojtësi i Hajdukut të Splitit dhe Kombëtares shqiptare të futbollit është vendosur nën shënjestrën e klubit të Bolonjës. Sipas mediave italiane, ka qenë vetë trajneri Mihajloviç që ka hedhur idenë e 23 vjeçarit për qendrën e mbrojtjes. Sipas "calciomercato" nuk bëhet fjalë për një transferim në afatin kalimtar të janarit.

Bolonja sheh te Ismajli mbrojtësin tipik, andaj do të investojë në merkaton e verës për të fituar shërbimet e tij. Ismajli është përfolur edhe më herët për kontakte me Bolonjën, gjë që mund të konkretizohet në qershor. Këtë sezon me ekipin kroat, Ismajli ka zhvilluar 18 paraqitje mes kampionatit, kupës dhe Europës. Me Kombëtaren kuqezi, mbrojtësi është titullar në qendër të prapavijës duke luajtur tetë ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga