Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Dramë te Atalanta, lojtari i talentuar në luftë për jetën

Shkruar nga NEWSPORT

Lojtari i të rinjve të Atalantës, Andrea Rinaldi është duke luftuar për të qëndruar në jetë, pasi u godit nga aneurisa cerebrale. I dalë nga akademia e zikaltërve, 20 vjeçari është pjesë e Legnano në Ligën D italiane, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Vareses, ku po mbahet në vëzhgim nga mjekët.

Rinaldi ishte duke zvilluar stërvitje individuale në shtëpi, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua papritur. Sipas mediave në vendin fqinj, 20 vjeçari ndodhet në gjendje të rënduar dhe është në luftë për jetën. Djaloshi ishte huazuar sezonet e fundit nga Atalanta, ndërsa shihet si një talent me paraqitjet e tij në fushën e blertë.

Andrea Rinaldi
Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga