
Dortmund u mposht 2-1 nga Mnachester City, në ndeshjen e parë të ccerekfinaleve të Champions League. Gjermanët, në sfidën e dytë do kërkojnë përmbysjen. Në konferecën për shtyp është shfaqur trajneri i të verdhëve, Terzic. Ai e di mirë vlerën e rivalit që do ketë nesër përballë në orën 21.00, por gjithashtu di edhe se të kaluarit tutje nuk është i pamundur.
"Besimi është maksimal, edhe pse e dimë se ndaj Cityt nuk mjafton vetëm të kesh besim. E treguam në ndeshjen e parë se mund t'i rezistojmë furisë së një ekipi të shkëlqyer.
Na pret një detyre e vështirë, duhet të punojmë fort gjatë gjithë ndeshjes dhe të luajmë me guximKemi disa lojtarë që kanë probleme fizike (Reus dhe Hummels), të shohim nëse do të rikuperojmë ndonjë prej tyre në momentet e fundit. Sancho nuk do të luajë nesër. Haaland? Ai është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, edhe pse kohët e fundit nuk ka shënuar" - tha ai.