Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Donim ta mbyllnim mirë vitin para tifozëve", Gjimshiti pas fitores me Leccen: Nuk ka kohë për të parë renditjen, marrim ndeshjet një e nga një

Shkruar nga NEWSPORT
"Donim ta mbyllnim mirë vitin para tifozëve", Gjimshiti pas

Atalanta ia doli të triumfonte në shtëpi përballë Lecces. Ndeshja e vlefshme për javën e 18-të të Serie A, përfundoi me fitoren minimale 1-0 të bergamaskëve. Një 3 pikësh mjaft i rëndësishëm për Atalantën që i dërgon në vendin e gjashtë të rënditjes, por edhe “Derbi i Shqiptarëve” i fituar nga Gjimshiti përballë Ramadanit ka bukurinë e saj.

Pas kësaj sfide, është pikërisht qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, që ka folur në një konferencë për shtyp para mediave. Kapiteni i Kombëtares foli edhe për një vlerësim të përgjithshëm të vitit 2023.

“Mund të themi se sot ishte një ndeshje pozitive nga ne. Kjo ishte një fitore e rëndë dhe donim ta mbyllnim mirë vitin para tifozëve tanë”, u shpreh fillimisht Gjimshiti.

Vështirësi në shënimin e golave? – “Kjo varet edhe nga kundërshtari. Lecce po luante shumë mirë, nuk linte hapësira në fazën mbrojtëse dhe ishte e rrezikshme në kundërsulm.”

Renditja? – “Nuk ka kohë për të parë renditjen, ne fillojmë më 3 janar kundër Sassuolos në Kupën e Italisë dhe më pas do i marrim ndeshjet një e nga një.”

Të lumtur nga 2023? – “Në përgjithësi them se po, por ne jemi në skuadër që mendon gjithmonë të përmirësohet dhe të bëjë sa më mirë të jetë e mundur. Kjo është forca jonë që duhet të marrim me vete edhe në vitin 2024."

Merkato në mbrojtje? – “Nuk di të them, merkaton janë të tjerë që e bëjnë. Unë ndihem mirë, jam i lumtur nëse luaj, si çdo futbollist. Me raste ndjehet lodhja, por pastaj ikën kur je në fushë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga