Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Donim finalen e Europa League", Kumbulla reagon pas eleminimit nga Man United: Tani mendja në kampionat, ta mbyllim siç duhet Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
"Donim finalen e Europa League", Kumbulla reagon pas eleminimit nga

Roma u eleminua ditën e djeshme nga Europa League. Verdhekuqtë edhe pse fituan 3-2 ndaj Man United nuk arritën të shkonin dot në finale pasi kishin humbur sfidën e parë 6-2. Lidhur me këtë eleminim ka reaguar edhe Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare qendroi në stol në takimin e djeshëm, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se Roma dëshironte finalen, por tashmë të gjithë do të përqendrohen te kampionati.

"Arritja në gjysmëfinale të Europa League është krenari, por kjo nuk mjafton. Ne donim finalen dhe nuk jemi të kënaqur me eleminim. Tani me kokën lartë për të punuar në mënyrë që ta mbyllim sa më mirë kampion I cili nuk ka mbaruar ende. Të gjithë të bashkuar!", shkruan Kumbulla në postimin e tij.  Roma aktualisht ndodhet në vendin e 7-të me 55 pikë e nëse mban këtë pozicion do të luajë në Conference Leeague sezonin tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga