Makina ikonë Ferrari e vitit 2003, e drejtuar nga gjermani Michael Schumacher, u shit në një ankand në Gjenevë për pak më shumë se 13 milionë euro.
Modeli F2003-GA Chassis 229 u bë rekordmeni për çmimin e arritur në mesin e veturave të Formula 1 në epokën moderne, dhe këtë e konfirmoi shtëpia e ankandeve Sotheby’s pasi çmimi u arrit zyrtarisht.
#BREAKING Schumacher’s 2003 F1-winning Ferrari fetches over $13 million at auction in Switzerland pic.twitter.com/J0cLEtJjaU
— AFP News Agency (@AFP) November 9, 2022
Në fund është gati dyfishi i rekordit prej 7.5 milionë eurosh që mbante një tjetër makinë Ferrari, e cila drejtohej po nga kampioni gjerman në vitin 2001.
Me modeli F2003-GA Chassis 229, Schumacher arriti gjashtë fitore në 2003 dhe fitoi të gjashtin nga shtatë titujt e kampionatit botëror të Formula 1.
2003 BRAZIL
Kimi Raikkonen (McLaren) & Juan Pablo Montoya (Williams) overtake Rubens Barrichello (Ferrari) & David Coulthard @ Interlagos #F1 pic.twitter.com/iFNY5Ry5Fo
— Motorsports in the 2000s (@CrystalRacing) November 9, 2022
Falë Schumacher dhe kolegut të tij në atë kohë, brazilianit Barrichello, në vitin 2003 Ferrari fitoi kampionatin e pestë radhazi botëror të konstruktorëve.