Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Doli në ankand, Ferrari i Schumacher i vitit 2003 u shit për shumën marramendëse

Shkruar nga NEWSPORT
Doli në ankand, Ferrari i Schumacher i vitit 2003 u shit për
Makina ikonë Ferrari e vitit 2003, e drejtuar nga gjermani Michael Schumacher, u shit në një ankand në Gjenevë për pak më shumë se 13 milionë euro. Modeli F2003-GA Chassis 229 u bë rekordmeni për çmimin e arritur në mesin e veturave të Formula 1 në epokën moderne, dhe këtë e konfirmoi shtëpia e ankandeve Sotheby's pasi çmimi u arrit zyrtarisht. Në fund është gati dyfishi i rekordit prej 7.5 milionë eurosh që mbante një tjetër makinë Ferrari, e cila drejtohej po nga kampioni gjerman në vitin 2001. Me modeli F2003-GA Chassis 229, Schumacher arriti gjashtë fitore në 2003 dhe fitoi të gjashtin nga shtatë titujt e kampionatit botëror të Formula 1. Falë Schumacher dhe kolegut të tij në atë kohë, brazilianit Barrichello, në vitin 2003 Ferrari fitoi kampionatin e pestë radhazi botëror të konstruktorëve.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga