Lëvizja e Neymar drejt PSG-së trazon ende ujërat, paçka se braziliani ka që prej gushtit 2017 në Paris. Francezët do të bënin blerjen e bujshme, duke shpenzuar plot 222 milion euro për kartonin e brazilianit. Ndodhitë e fundit dhe acarimi i Neymar me klubin dhe më pas me tifozët, u bënë temë diskutimi për një kthim të mundshëm të tij te Barcelona.
Për këtë gjë ka folur Zherard Pike, qendërmbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle. Ai që në fillim thekson rëndësinë e fanellës dhe ndjenjës që duhet të kesh për të. Gjatë rrëfimit, Pike është shprehur se ka qenë një mik i ngushtë I Neymar duke e këshilluar mbi lëvizjen në “Parc de Princ”. Pike mësohet t’I këtë thënë mikut të tij, se në Paris “do të ishte në një kafaz të artë”, fjalë që duket se kanë rezultuar të vërteta. Për brazilianin ka gjithmonë të reja në çdo session merkatoje, duke e lidhur atë me ekipet “big” në Europë.