Djali i ish-sulmuesit francez, David Trezege ka zgjedhur të merret me sport, por jo me futboll si i ati.
Aron Trezege i është përkushtuar arteve marciale të disiplinës Muay Thai.
Ai është djali i madh i ish-futbollistit të Juventusit dhe më 28 janar do të bëjë debutimin në aktivitetin ndërkombëtar të “Thai Boxing Mania” në Torino.
Aron Trezege do të ndeshet me Janczak Adamin. David Trezege ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në botë, ndërsa mbahet mend për goldengolin e shënuar për Francën në finalen e Europianit kundër Italisë në vitin 2000 që i dha trofeun "gjelave".
[caption id="attachment_70535" align="alignnone" width="538"] Aron Trezege[/caption]
Poll