
Europa League zbret në fushë sot në darkë, për ndeshjet kthyese të Gjysmëfinales.
Roma pret në shtëpi Manchester United, me fillim nga ora 21.00. Takimi i parë është fituar nga anglezët 6-2, ndaj sot nuk pritet shumë histori. "Djajtë e kuq" do e nisin me shumicën e lojtarëve të stoli, me kualifikimin që është çështje e zgjidhur tashmë.
"Luftë" e vërtetë në Angli (21.00). Arsenali ka humbur 2-1 në Spanjë ndaj Villarealit, ndaj sonte në Londër, gjithçka është e hapur. Gooners kërkojnë të mos e lënë këtu aventurën europiane, por t'i shkojnë deri në fund, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për Klube.
Poll