Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Divorc pas vetëm 24 ditësh? Fitorja e Brazilit i prish punë “perandorit” Adriano

Shkruar nga NEWSPORT
Divorc pas vetëm 24 ditësh? Fitorja e Brazilit i prish punë

Lajme të bujshme vijnë nga Brazili. Pikërish kombëtarja braziliane mund të bëhet shkak për ndarjen e çiftit të njohur. Ish-sulmuesi i “Seleçaos”, Adriano, i cili vetëm pas 24 ditësh mund t’i japë fund martesës me gruan e tij Micaela Mesquita.

Pikërisht më 9 nëntor çifti i njohur kururzuan dashurinë e tyre 7 vjeçare në martesë dhe sipas të përditshmes Extra në Rio De Janerio, shkak për këtë është bërë fitorja e Brazilit përballë Zvicrës. Adriano shkoi në lagjen e tij në favela për të ndjekur me disa miq këtë sfidë, por suksesi i Brazilit ka bërë që Adriano të kthehet në shtëpi pas dy ditësh.

Kur është rikthyer në shtëpi, Adriano është përballur me zemërimin e bashkëshortes së tij e cila nuk e ka pritur mirë këtë vonesë duke e përzënë nga shtëpia. Kaq ka bërë që mediat të flasin për një divorc në kohë rekord. Adriano është i lidhur me Mesquita që nga viti 2015.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga