Ndeshja mes Floyd Mayweather dhe Don Moore që ishte programuar të shtunën e 14 majit në Dubai, është anulluar. Gjithçka është vendosur në momentet e fundit, për shkak të vdekjes së Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Khalifa Al Nahyan në moshën 73 vjeçare. Për vdekjen e tij Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se do mbahen 40 ditë zi dhe për tre ditë asnjë nuk do punojnë për administratën publike apo në punë private.
Eventi i madh do mbahej në në ndërtesën më të lartë, atë Burj Al Arab në Dubai. Ky rast i hoqi nga duart qindra milion euro dy boksierëve që kishin një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Në vazhdim do tregohet kur apo nëse do luhet si ndeshje në një ditë tjetër.