Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Ditë e trishtë për sportin shqiptar, ndahet nga jeta trajneri i njohur

Shkruar nga NEWSPORT

Është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-volejbollisti dhe ish-trajneri I Apolonisë, Todi Gjini. Në karrirën sportive, Gjini ka drejtuar skudarat e meshkujve dhe femrave të Apolonisë, duke qenë një ndër iniciatorët e sportit të volejbollit në Fier.

Ngushëllimi I Federatës së Volejbollit:

Federata Shqiptare e Volejbollit njofton me hidhërim ndarjen nga jeta, në moshën 82-vjeçare, të trajnerit të njohur fierak, Todi Gjini. Ai për vite me radhë kontribuoi si sportist dhe trajner me KS Apolonia, ku me pasionin dhe punën e palodhur, drejtoi ekipin e djemve dhe vajzave dhe ishte shtylla kryesore e zhvillimit të sportit të volejbollit në qytetin e Fierit.

Federata Shqiptare e Volejbollit i shpreh, në emër të të gjithë komunitetit të këtij sporti në vendin tonë, ngushellimet e sinqerta familjes së Todi Gjinit!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga