Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, FSHF-ja falenderon 3 asistentët që po “luftojnë” me Covid-19

Shkruar nga NEWSPORT
Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, FSHF-ja falenderon 3

Futbolli në Shqipëri është ndalur prej dy muajsh për shkak të pandemisë së covid-19. Por edhe pse kampionati është ndalur disa prej gjyqtarëve anësor kanë vijuar punën e tyre si infemierë pasi ky është profesioni i tyre i parë. FSHF-ja në faqen zyrtare  është krenuar me 3 arbitrat Ridigert Çokajn, Fatmir Lamën dhe Redi Zaimi që këtë periudhë të vështirë e kanë kaluar duke luftuar Covid-19.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, Federata ka falenderuar të 3 asistëntët për kotributin e tyre në shërbim të qytetarëve.

Postimi i FSHF-së:

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, një ditë ku duhet të përulemi dhe falenderojmë përzemërsisht të gjithë infermierët në të gjithë Shqipërinë që na shërbejnë çdo ditë të vitit.

Sot në këto kohë të pazakonta për shkak të Covid-19, duhet të jemi krenar për Ridigertin, Fatmirin dhe Rejdin, tre asistentë të shkëlqyer, të cilët kanë qënë çdo orë në shërbim të qytetarëve në pritje të rikthimit në fushat e blerta për të dhënë drejtësi.

Ju faleminderit!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga