Dita më e bukur e jetës për tifozin, fitoi 1.5 milionë euro nga ndeshjet e djeshme
Shkruar nga NEWSPORT
Për shumëkënd dita e djeshme ishte dita e surprizava, pasi Arabia Saudite “shokoi” gjithë tifoztë anembanë botës, pasi mposhti me përmbysje Argjentinën e Lionel Messit, me këtë të fundit që pa frikë e quajti një nga goditjet më të mëdha të tij.
Por për Youtuberin e famshëm, Tyler Faraz Niknam, ose i njohur ndryshe si Trainëreckstv ka rezultuar dita më me fat e jetës së tij. Tifozi amerikan na ka bërë bujë të madhë në rrjetet sociale, pasi ka parashikuar saktë ndeshjet e ditës së djeshme.
Pavarësisht se dje ishte dita e surprizave, për të duket se ishte dita e fatit. Ai ka fituar 1.5 milionë euro në bastin e vendosur. Luajti për fitoren e Arabisë Saudite, barazimin e Danimarkës e Polonisë si dhe fitoren e Francës.