
Ditën e sotme do të luhen dy ndeshjet e tjera të Bundesligës gjermane. Pas sfidave të ditës së djeshme, sot është radha e kampionëve të Gjermanisë, Bayern Munchen të zbresi në fushë për të luajtur ndaj Union Berlin.
Ky takim do të luhet në orën 18:00, ndërsa bavarezët kërkojnë 3 pikë për t’u shkëputur në renditjet duke parë që Dortmund e Munchenglabah fituan ndeshjet e tyre.
Sfida e parë do të jetë ajo mes Koln dhe Mainz që do të luhet në orën 15:30. Miqtë kërkojnë fitoren për t’u shkëputur nga vendi I 15-të, ndërsa Koln për të siguruar edhe më shumë qendrimin në Bundelsigë duke qenë se është 11 pikë larg nga vendi I 16-të që të dërgon në “Play Off”.
Poll