Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Disa muaj më parë nën urdhërat e REJAS, futbollisti i Kombëtares firmos në Serie C në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Disa muaj më parë nën urdhërat e REJAS, futbollisti i

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti është në negociata të avancuara dhe pranë firmës me Padovan në Serie C në Itali. 28 vjeçari është lojtar i lirë pas largimit nga Reggiana dhe ka gjetur parimisht akordin me klubin e Padova.

Në Itali bëjnë me dije se ish-mbrojtësi i Torinos dhe Crotones në Serie A, do udhëtojë për vizitat mjekësore pas firmës në kontratë. Pritet që nëse gjithçka shkon si duhet, Ajeti të bashkohet me Padovan nesër në stërvitje.

Trajneri Pavaneli ka dhënë "ok" e tij për këtë lëvizje, me Ajetin që ka mbetur lojtar i lirë prej disa muajve. Në miqësoret e qershorit me Uellsin dhe Çekinë, trajneri Reja e kishte në stol Ajetin, që ka luajtur 20 ndeshje me fanellën e Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga