
Dinamo ka arritur të rikthehet në elitën e furbollit shqiptarë pas një viti në Kategorinë e Parë. Por sezoni i ri nuk do të jetë aq i lehtë për nëndetësen, kjo për faktin se mungon stadiumi. Blutë kanë zhvilluar këtë vit disa ndeshje në “Selman Stërmasi”, por gjendja e tij tashmë shumë e rënduar. Pëpros kësaj qeveria dhe Federatës Shqiptare e Futbollit, kanë një projekt për rindërtimin e stadiumit.
Kjo gjë e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjeve si pritëse aty. Një opsion tjetër do të ishte “Elbasan Arena”, por duke parë që ekipi i qytetit tashmë është ngjitur në Kategorinë e Parë e bën të pamundur zhvillin e ndeshjeve aty. E vetmja mundësi e kryeqytetasve mbetet stadiumi i Kamzës. Blutë duket se po negocojnë me drejtuesit e stadiumit për ta bërë atë shtëpinë e tyre të re.