Maqedonia e Veriut do të luajë në muajin tetor dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës. maqedonasit fillimisht përballen me Lihteshtenin më datë 8 tetor, ndërsa më datë 11 presin në shtëpi Gjermaninë. Ditëne sotme, trajneri i Kombëtares, Bllagoja Milevski ka publikuar edhe listën me lojtarët e grumbulluar, ndërsa bie në sy ftesa për herë të parë e Erdal Rakip.
Mesfushori shqiptar është pjesë e Malmo dhe disa vite më parë refuzoi ftesën e Panucit për të veshur fanellën e Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe, Rakip kërkoi të luante për kuqezinjtë, por u refuzua nga drejtuesit e Federatës, ndërsa tani ka pranuar të luajë për Maqedoninë e Veriut. Në listën e 26-të lojtarëve të ftuar nga trajneri Milevski janë edhe lojtarët e rëndësishëm si Enis Bardhi, Aliovksi apo edhe Ademi e Musliu.
Portierë: Stole Dimitrievski (Rajo Valekabo, Spanjë), Damjan Shishkovski (Doksa, Qipro), Dejan Iliev (Sered, Sllovaki);
Mbrojtës: Stefan Ristovski (Dinamo Zagreb, Kroaci), Darko Vellkovski (Rijeka, Kroaci), Visar Musliu (MOL Fehervar, Hungari), Kire Ristevski (AEL Limasol, Qipro), Ezgjan Alioski (Al Ahli, Arabia Saudite), Todor Todorovski (Radniçki Nish, Serbi), Stefan Ashkovski (Sepsi, Rumani), Gjoko Zajkov (Levski, Bullgari), Nikolla Serafimov (Zalaegerseg, Hungari);
Mesfushorë: Elif Elmas (Napoli, Itali), Enis Bardhi (Levante, Spanjë), Stefan Spirovski (Mariupol, Ukrainë), Tihomir Kostadinov (Ruzhomberog, Sllovaki), Boban Nikollov (Sherif Tiraspol, Moldavi), Arian Ademi (Dinamo Zagreb, Kroaci), Erdal Rakip (Malmo, Suedi), Jani Atanasov (Hajduk Split, Kroaci);
Sulmues: Adis Jahoviq (Goztepe, Turqi), Milan Ristovski (Spartak Tërnava, Sllovaki), Bojan Miovski (MTK, Hungari), Aleksandar Trajkovski (Alborg, Danimarkë), Darko Çurlinov (Shalke 04, Gjermani), Nikolla Gjorgjev (Grasshoper, Zvicër);