Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

"Dikur mezi mundeshim nga Jugosllavia nënkampione", pedagogia e njohur reagon ashpër për humbjen turpëruese të Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
"Dikur mezi mundeshim nga Jugosllavia nënkampione", pedagogia e

Shqipëria është mposhtur sot me rezultat 27-139 nga Hungaria në basketboll për femra, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2019-të. Vajzat kuqezi kanë bërë një paraqitje dëshpëruese në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" duke befasuar të gjithë të pranishmit. Pas ndeshjes ka pasur një sërë reagimesh, teksa i pari ishte gjyqtari Albi Greva që ironizonte gjendjen e basketbollit në Shqipëri, veçanërisht të skuadrës Kombëtare. Menjëherë pasi tij ra në sy komenti i pedagoges së njohur, Klodeta Dibrës, e cila reagoi ashpër ndaj rezultatit skandaloz.

"Sa e trishtueshme! Sa poshtë ka rënë kombëtarja e basketbollit! Kemi luajtur me Kombëtaren e Jugosllavisë, ish-nënkampione e botës dhe jemi mundur me pak pikë" shkruante ish-kandidatja për rektor të Universitetit të Tiranës. Sporti bashkon të gjithë njerëzit anë e mbanë Shqipërisë, por në gjendjen që është katandisur basketbolli në vendin tonë, vështirë se do të duan të humbin kohën në pallatet e sportit.

[gallery columns="1" size="full" ids="299691"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga