Ernest Gjoka mori drejtimin e Shkëndijës së Tetovës disa muaj më parë. Ish-trajneri i disa klubeve në Superligë ka nisur një aventurë të re në Maqedonin e Veriut. Ditën e sotme, Gjoka u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në faqen zyrtare të Shkëndijës së Tetovës. Newsport.al e pyeti Gjokën lidhur me ndryshimet e kampionatit shqiptar dhe atij maqedonas, por edhe për tratativën me Arlind Ajetin.
Profesor ku mendoni se do ta mbyll Shkëndja sezonin? A ka diferenca mes kampionatit shqiptar dhe atij maqedonas? Ishte Arlind Ajeti nje opsion për Shkëndijën?
“Unë mendoj se ka disa ndryshime mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Infrakstruktuara në Shqipëri është shumë herë më e mirë se këtu. Stadiumet dhe fushat stërvitore janë më të mira pasi këtu shteti nuk ka ndërhyrë akoma për t’i rregulluar. Mendoj se futbolli në Shqipëri ka më shumë disiplinë taktike dhe përgatitjet fizike, por në Maqedoni ka më shumë cilësi individuale. Ajeti? “Nuk ka qenë asnjëherë në projektet tona”, u shpreh Gjoka.