
Këngëtarja e njohur shqiptar, Dua Lipa vizitoi Shqipërinë pak ditë më parë. Gjatë vizitës së saj në Tiranë ajo u takua edhe me Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.
Veliaj u bëri dhuratë të dashurit të Dua Lipës, babait dhe stafit të saj. Dhurata e kryebashkiakut ishin fanellat e Tiranës me numra dhe të personalizuara.
I dashuri i Dua Lipës, Hadid ka marrë fanellën e Tiranës me numrin 11 që mbahet nga Taulant Seferi të bardheblutë. Dukagjina Lipa, babai i këngëtares ka marrë fanellën me numrin 26, ndërsa Durollari fanellën me numrin 10.
"Te fanella pas e Tiranës lexon kampion pasi ne jemi kampion. Lexon Hadid pas dhe kjo fanellë e Tiranës është e jotja. Numri 11 është sulmuesi jonë dhe të lutem bëhu sulmues. Këtë numër e mban lojtari i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi. Jam i bindur që Tirana do të ketë mbështetjen e një fansi të madh", u shpreh Veliaj.
"Shumë e bukur. Kisha nevoj pë një fanellë të tillë" u shpreh Hadid.