
Policia e Shkodrës ka liruar 8 tifozët e arrestuar, që u vunë në pranga tre ditë më parë për shkak të dhunës së ushtruar pas ndeshjes Vllaznia – Tirana. Organi i drejtësisë në vend ka vendosur që tifozët të ndiqen në gjendje të lirë.
Në ditën e takimit, policia njoftoi se kishte shoqëruar në komisariat 106 tifozë nga të dy skuadrat. Kujtojmë që Vllaznia u mposht nga Tirana 1-0, ndeshje e zhvilluar në Kukës. Pas takimit, mbështetësit shkodranë sulmuan tifozët e Tiranës në zonën e Repsit. Ata bllokuan Rrugën e Kombit dhe u përleshen me sende të forta.
Situata u acarua pas një nga lojtarët e Vllaznisë zbriti nga autobusi dhe filloi me ofeza kundër tifozëve të skuadrës së Tiranës.
Poll