
Bruno Fernandes gaboi nga pika e bardhë dje në minutën e 90-të, në takimin mes Manchester United dhe Aston Villa, e mbyllur 0-1. Futbollisti, në deklaratën e bërë, është ndjerë fajtor dhe i ka kërkuar falje tifozëve. Mesfushori pranon dështimin, me sytë që tashmë duhet të jenë në ndeshjet e radhës.
"Unë gjithmonë kam marrë përgjegjësitë e mia dhe i kam përqafuar gjithmonë nën presion në momente si kjo. Sot, dështova. Por unë bëra një hap përpara dhe u përballa me sfidën me të njëjtën ambicie dhe përgjegjësi si kur, në shumë raste të tjera, topi përfundoi në rrjetë" - tha ai.
Poll