
Pasi dështoi pista Politano, Roma po mendon të marrë nga Liverpool, Shaqiri. Pra, kemi të bëjmë me një rikthim në një pistë të vjetër. Ekipi kryeqytetas kërkon të huazojë shqiptarin, duke pasur parasysh kufinjtë ekonomikë që ka. Për momentin mbetet një ide, apsi klubi anglez nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e futbollistit.
Pavarsisht se Shaqiri nuk është startues, sa herë që është aktivizuar ka bërë diferencën. Klopp nuk bvën lëshime dhe njihet botërisht për këtë. Ajo që ka ndikuar te Roma është edhe lëndimi i Nico Zaniolos, që i ka prishur çdo plan. Ditët në vijim do jenë vendimtare, me Romën dhe Liverpool që mund të bashkëpunojnë së bashku. Shqiptari Shaqiri ka qënë pjesë e Interit më parë, ku asnjëherë nuk shkëlqeu.