
Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës ka rënduar shumë për brazilianët të cilët shiheshin si një ndër favoritët për të fituar trofeun. Ekipi i mbushur plot me yje nuk u menaxhua siç duhet nga trajneri Tite duke u eleminuar në çerekfinale nga Kroacia.
Tite dha dorëheqjen menjëherë nga stoli i Brazilit por si duket disa tifozëve nuk u ka dalë inati akoma. Tekniku është bërë viktimë e një grabitjeje në rrugë teksa po ecte në lagjen e tij.
Sipas mediave vendase, trajneri është ndaluar nga një person i paidentifikuar dhe është sulmuar verbalisht me të shara dhe akuza për dështimin në Botëror. Më pas, atij i është vjedhur ora që mbante në dorë dhe varësja e tij.
Poll